Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se sot në Merdare është ndaluar një kosovar me nënshtetësi zvicerane nga policia serbe.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli bëri të ditur se kosovari me iniciale E.E, po udhëtonte për në Kosovë për një varrim familjar dhe u ndalua për një kohë të gjatë, e të cilit, sipas Pacollit, i është kërkuar edhe ryshfet.
“Shembulli më i fundit ka ndodhur sot në vendkalimin Merdar, ku një kosovar EE ( shtetas zviceran) që po udhëtonte për në Kosovë, për një varrim familjar u ndalua për një kohë të gjatë, pa ndonjë arsye. Atij iu kërkua ryshfet. Për shkak të refuzimit për të paguar, ai u mbajt mbi 45 min, madje tentuan t’i konfiskojnë edhe ilaçet që i përdorë çdo ditë ( duke i’a përplas ato për tokë). Çfarë primitivizmi, çfarë kulture”, ka shkruar Pacolli.
Ai bëri të ditur gjithashtu se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, teksa shtoi se këto janë vetëm disa prej rasteve të përditshme të keqtrajtimeve.
“A është ky shteti që ka ndërtuar zotëri Vuçiçi!!!! Këto raste janë vetëm disa prej rasteve të përditshme të keqtrajtimeve skandaloze të udhëtarëve nga policia (shumë herë në gjendje të dehur) e Serbisë që duhet raportuar dhe dënuar nga të gjitha autoritetet ndërkombëtare”, tha Pacolli./Arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League