Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka uruar 21 vjetorin e çlirimit të Prishtinës nga forcat serbe.
Pacolli, thotë se në këtë ditë Prishtina u çlirua nga regjimi dhe sundimi i dhunshëm serb.
“Në 21 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, ne kujtojmë ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë tonë, dhe partnerët dhe miqtë tanë që mbështetën çlirimin tonë nga regjimi gjenocidal dhe sundimi i dhunshëm Serb. Me vullnetin e NATO-s dhe luftën tonë, Kosova u kurorëzua me liri, ka shkruar Pacolli./arbresh.info
Postimi i plotë:
Në 21 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, ne kujtojmë ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë tonë, dhe partnerët dhe miqtë tanë që mbështetën çlirimin tonë nga regjimi gjenocidal dhe sundimi I dhunshëm Serb.
Me vullnetin e NATO-s dhe luftën tonë, Kosova u kurorëzua me liri.
Në këtë përvjetor të çlirimit të Kosovës ka shumë njerëz që ne duhet të falënderojmë dhe kujtojmë për kontributin e tyre për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Luftëtarët çlirimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shumë kombe të NATO-s që nën udhëheqjen e SHBA arritën lirinë tonë dhe i dhanë fund tiranisë Serbo-madhe do të jetë gjithnjë në mendjet tona.
Përvjetori i çlirimit është i lidhur me një tjetër moment historik në aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fjalimi I famshëm i Presidentit Bush në Tiranë për pavarësinë e Kosovës, se
“mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur”…duhet të kujtojmë se ishte pozicioni më përcaktues pas çlirimit tonë nen administratën e Presidentit Clinton dhe momenti historik për ne që i hapi rrugën Kosovës për të shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.
Kjo dhe politika e qëndrueshme e Shteteve të Bashkuara për Kosovën është një ri-kujtim që Kosova gjithnjë ka bërë përparim historik kur ne kemi qëndruar së bashku me ShBA dhe politika jonë në vend ishte në përputhje me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, i cili është përfaqësuesi i vetëm i SHBA. Ne jemi të bekuar me SHBA që kemi si mik dhe aleatin tonë.
Kosova është e bekuar me njerëzit e saj liridashës dhe mbështetjen dhe miqësinë e Shteteve të Bashkuara që hapën rrugën tonë për një të ardhme më të ndritshme.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...