Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka uruar udhëheqësit e Institucioneve dhe popullin e Estonisë përderisa ata po shënojnë 100 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së tyre.
“Në emër të Presidentit, Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës dëshirojë t’i përcjellë urimet më të sinqerta për udhëheqësit e Institucioneve dhe popullin e Estonisë përderisa ata festojnë 100 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë.
Në këtë festë të veçantë për shtetin dhe popullin tuaj ne kujtojmë edhe mbështetjen e vazhdueshme që vendi Juaj i ka dhënë dhe po vazhdon t’i ofrojë Republikës së Kosovës. Estonia ka qenë në valën e parë të vendeve të BE-së që e ka njohur Kosovën dhe brenda dekadës së parë të marrëdhënieve tona ndër-shtetërore ne kemi arritur që të avancojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin dhe partneritetin në shumë fusha. Estonia është një shtet partner dhe mik i Kosovës. Dëshiroj të shfrytëzojë këtë rast për t’ju uruar edhe për udhëheqjen tuaj të suksesshme të Presidencës së BE-së gjatë pjesës së dytë të vitit që shkoi”, ka thënë kreu i diplomacisë kosovare në urimin e tij.
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...