Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka kujtuar një fjali të gjyshit të tij i cili kishte thënë: Njerëzit më të ligj janë ata që të mirën ta kthejnë me të keq dhe mirësinë tënde e shohin si dobësi.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se njerëzit harrojnë se ndihma e ofruar meriton të kthehet në të njëjtën formë.
“Gjyshi im më thoshte se “njerëzit më të ligj janë ata që të mirën ta kthejnë me të keq dhe mirësinë tënde e shohin si dobësi.” Njerëzit harrojnë se ndihma që u ofron meriton të kthehet në të njëjtën formë! Pavarësisht nga situatat, natyra ka mënyrat e saj për t’u hakmarrë ndaj këtyre njerëzve të ligj, në një formë ose në një tjetër. Ne, nga ana jonë, duhet të vazhdojmë të jemi shpirtmirë”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave