Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se 11 qershori është mundësi e artë për ndryshimin e Kosovës, përcjell arbresh.info.
Ai ka gjithashtu ka shtuar se me programin e tyre ekonomik Kosova do të jetë sinonim i punës dhe mirëqenies.
Postimi i plotë:
Më 11 qershor është një mundësi e artë për ta ndryshuar Kosovën njëherë e përgjithmonë. Në programin tonë ekonomik Kosovën do ta kthejmë në vendin që do të jetë sinonim i punës dhe mirëqenies. Nuk do të ketë më keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe të te mirave të shtetit. Keqpërdorimet, shantazhet etj., do të dënohen me ligj. Nuk do të ketë korrupsion asnjëherë në Kosovë! Këtë jua siguroj! Na priftë e mbara!/arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...