Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se me LDK-në do të ndryshojnë Kosovën dhe se është një koalicion i punës dhe i ndryshimeve, transmeton Arbresh.info.
“Me LDK me grupet progresive dhe një grup të vlefshën të shoqërisë civile, AKR dhe LDK do ta ndryshojnë Kosovën. Tani ka lind një koalicion i mbarë, i punës i ndryshimeve.
Ne jemi këtu të punojmë për perspektivën e Kosovës për një jetë ma të mirë dhe do ta bëjmë me punë e përkushtim”, ka thënë Pacolli.
Ai po ashtu ka thënë se arsyeja pse ka zgjedhur LDK-në është se janë të njëjtin mendim, t’i arrijnë gjërat me punë.
“Arsyeja e parë pse kam zgjedhur LDK-në është se është partneri ynë i natyrshëm dhe jemi të një mendimi se çdo gjë arrihet me vepra dhe punë”, ka shtuar ai.
“Me LDK-në do të implementojnë synimet tona programin tonë dhe arsyeja tjetër është se kjo shoqëri është lodh prej dhunës dhe prej të keqes që i ka ndodh qe 18 vite dhe është lodh prej premtimeve boshe”, është shprehur ai.
Ai tha se thënë se shoqëria është vetëdijesuar dhe se është i bindur se qytetarët masovikisht do të dalin në zgjedhje.
Ai ka ftuar qytetarët të dalin masovisht dhe ti thonë stop të keqes./Arbresh.info
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...