Google ADS

Pacolli: Me kërkesë të Kurtit e Osmanit, ia kërkova votat Radoiçiqit

21:27 | 17 Tetor 2024
K.B

Kryetari i Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se ka biseduar me Milan Radoiçiqin, ish-nënkryetarin e Listës Serbe – tash kryeterrorist për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Pacolli shtoi se biseda me Radoiçiqin ishte kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani për të siguruar votat që do të mundësonin formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentes.

Ai i ka reaguar edhe zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë hënë se është e pakuptimtë që një ish ministër të deklarojë në një të pavërtetë të tillë.

“Por, dëshpërimi është i madh. Kur e sheh që njeriu i Qeverisë apo Qeveria, flet në emër të Qeverisë. Dhe thotë se nuk është e vërtetë, ai gënjen. Nuk është natyra e ime të shkoj dhe ta denoncoj një gjë të tillë… unë nuk mund të gënjen e kam than ashtu siç ka qenë.

Ka qenë ora 12:30 pasmesnatës, ka qenë praktikisht në fillimin e ditës kur është votuar. Dhe më kanë thirr që të shkoj në Parlament, kam shkuar, në zyrën private të kryetares së së Parlamentit, aty më kanë pranuar. Nuk kam qenë vet, kam qenë më një person tjetër. Ai më duket se ka bërë edhe disa fotografi në atë mbrëmje.

Zoti Kurti ka qenë i ulur para meje, këmbë mbi këmbë. Në anën tjetër ka qenë zonja Osmani. Unë isha kthyer nga Turqia me kërkesën e tyre, me një avion privat, duke paguar goxha shumë para për të votuar për presidenten. Pasi, më thanë sa isha në Stamboll, se mungon vetëm vota ime. Dhe formimi i Qeverisë është në duart e mija, unë nuk kam mund mos me u kthye.

Dhe atë natë më kanë thënë se mungojnë edhe votat e tjera dhe më thonë zoti Pacolli, ju, si gjithmonë gjeni një zgjidhje. Unë iu kam thënë se është vështirë, t’i drejtohem dikujt tjetër nga partitë tjera, pasi hasmëria ka qenë goxha e madhe.

Por që mbetet vetëm Lisa Serbe, ajo ka qenë në parlament. Dhe ka pasur deputetët e vet”, ka thënë Pacolli në Debat Plus.

Pacolli tregon se e ka thirrur ish-nënkryetarin e Lisët Serbe Millan Radojçiq.

Sipas tij, pas një hezitimi fillestar nga Radojçiqi, një telefonatë e mëvonshme bëri që deputeti Adem Hoxha të merrte pjesë në votim.

“Unë kam pasur një komunikim me zotin Radojçiq, ju e dini jam takuar edhe në jaht. Rastësisht e kam takuar dhe e kam ditur kush është. Dhe ai emër është dëgjuar kur është bërë nënkryetar i Listës Serbe. Dhe kam thënë se ndoshta e gjej numrin e tij të telefonin te një koleg i juaj. Kam telefonuar një gazetar dhe ma kanë dhënë numrin tij.

Kam thënë se vetëm këtë me lut. Me e pyet. Nëse dëshiron ai. Dhe më kanë thënë sigurisht që po. Ata janë deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe unë e kam thirrur atë.

Në momentin e parë (Radojçiqi) nuk ka pranuar me dërgu askënd. Dhe kam qenë shoferin duke shkuar në shtëpi, në makinë, kur më ka thirr dhe më ka thënë shiko po më vjen shumë rënë mos më implementuar këtë që po ma kërkon. Më thotë nesër në ora tre, deputeti Adem Hoxha është para parlamentit dhe do të jetë prezent. Dhe kjo ka ndodhur. Besoj që i kam shërbyer vendit dhe zotit Kurti dhe zonjës presidente”, ka shtuar Pacolli.

Me 71 vota për, më 4 prill të 2021 Kuvendi kishe zgjedhur Osmanin në postin e presidentes së Kosovës me mandat pesëvjeçar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme