Pacolli: Mbi 960 njerëz vetëm në Kosovë kanë vdekur këtë vit si pasojë e virusit Corona

23:58 | 26 Nëntor 2020
L G

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli bënë thirrje që të shtohet kujdesi në mbrojtje nga koronavirusi.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se deri tash nga Covid-19 në Kosovë kanë humbur jetën mbi 900 persona.

Për tu mbrojtur nga ky virus, Pacolli sugjeron që të shtohet kujdesi higjenik, distanca dhe kontakti me njerëz.

“Të dashur miq, Mbi 960 njerëz vetëm në Kosovë kanë vdekur këtë vit si pasojë e virusit Corona. Ne jemi akoma në një situatë kritike, ku duhet të mendojmë për higjienën, distancën dhe kontaktin me njerëzit. Besoni, vetëm me këto masa ju do t’ ja dilni të anashkaloni këtë virus në rastet absolute. Është e rëndësishme që të mos harrojmë se virusi është ende mes nesh.”, ka shkruar Pacolli në Facebook./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Të dashur miq, mbi 960 njerëz vetëm në Kosovë kanë vdekur këtë vit si pasojë e virusit Corona. Ne jemi akoma në një situatë kritike, ku duhet të mendojmë për higjienën, distancën dhe kontaktin me njerëzit. Besoni, vetëm me këto masa ju do t’ ja dilni të anashkaloni këtë virus në rastët absolute. Është e rëndësishme që të mos harrojmë se virusi është ende mes nesh. Po mendoj për të afërmit e viktimave dhe ndaj dhimbjen me ta. Le të lutemi që kjo së shpejti të marrë fund, por deri atëherë: Kini kujdes!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme