Pacolli: Masakra e Reçakut, pikë kthese në sensibilizimin e ndërkombëtarëve

15:33 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka kujtuar masakrën e Reçakut në 19 vjetorin e saj.

Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka thënë sot se kjo masakrër çnjerëxore u bë pikë kthese për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtarm, shkruan Arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Sot, me mendje, zemër dhe dhimbje kujtojmë viktimat e masakrës së Reçakut, ku u bënë krimet më barbare kundër njerëzimit/krimet e luftës të kryera nga Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale dhe urdhra shtetërorë nga strukturat e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake të Serbisë në Kosovë.

Kjo masakër çnjerëzore u bë pikë kthese në senzibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit, në mënyrë që të ndalej gjenocidi dhe spastrimi etnik.

Lutem, që shpirti i tyre të prehet në paqe. Bashkëndjejë dhimbjen me ata që humbën më të dashurit e tyre./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme