Google ADS

Pacolli: Marrëdhëniet e Kosovës me Malin e Zi, të fqinjësisë së mirë

15:41 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi janë të shkëlqyeshme pavarësisht çështjes së demarkacionit.

Këtë deklaratë Pacolli e bëri sot gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Pacolli ka thënë se qëndrimi i Malit të Zi ndaj Kosovës mbetet i paluhatur.

“Marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi janë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë,. Është me rëndësi të përmendet se kemi marrëdhënie pothuajse strategjike me Malin e Zi. Qeveritë e dy vendeve vlerësojnë së bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm. Qëndrimi i Malit të Zi ndaj Kosovës mbetet i paluhatur. Konsiderohet si vend strategjik me të cilin Mali i Zi duhet të zhvilloj gjithmonë marrëdhënie të mira. Edhe Kosova, të ketë marrëdhënie të mira me një vend i cili ka hezitim njeh Republikën e Kosovës dhe ta mbështes atë”, ka thënë Pacolli.

Sipas tij, demarkacioni për këtë shtet është çështje e mbyllur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme