Ish-presidenti njëherësh edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se lufta në Ukrainë është problem për Kosovën dhe rajonin.
Sipas Pacollit, kjo luftë do të ketë përmasa edhe më të mëdha, jo vetëm brenda territorit të Ukrainës.
Ai në një intervistë në televizionin atv, është shprehur se presidentin e Rusisë mund ta ndalin vetëm rusët, dhe sipas tij askush tjetër nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.
“Lufta në Ukrainë është një problem jo vetëm i Kosovës por edhe i rajonit. Kam frikë që kjo luftë do të ketë përmasa edhe më të gjëra, edhe jashtë kufijve të Ukrainës”.
“Ndalja e kësaj lufte mund të ndodh vetëm në Rusi, vetëm nga rusët, vetëm ata mund ta ndalin Putinin, vetëm rusët askush tjetër”.
“Fatkeqësisht deri sot, propaganda vdekjeprurëse e Putinit ka pasur sukses, deri në ato përmasa ku 80 për qind e popullatës, besojnë se fajtori kryesor është perëndimi, ende besojnë se Rusia me intervenimin e tyre në Ukrainë e ka shpëtuar vetveten dhe ende besojnë se fajtorë është Ukraina dhe kjo propagandë vazhdon edhe më tutje”.
“Unë nuk besoj që Putini me një fitore të tillë mund të ndalet, ai do të shkoj edhe më tej”, ka thënë Pacolli, shkruan arbresh.info.
Lexo edhe:
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi