Pacolli: Lajmet ‘fake’ të Serbisë nuk mund të na pengojnë në sukseset tona

14:49 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron në Liberi të Afrikës në kuadër të turneut të tij diplomatik për Kosovën.

Pacolli ka shkruar nga atje se forcimi i marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Liberisë kishte bërë bujë në mediat e këtij shteti, përcjell arbresh.info.

Sipas tij, lajmet “fake” të Serbisë nuk do t’i pengojnë sukseset e Kosovës.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Në Monrovia të Liberisë, kishte bërë jehonë lajmi për forcimin e marëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona.

Lajmet “fake” të Serbisë ashtu sic kam thënë nuk mund të na pengojnë në sukseset tona.

Vizita ime në Liberi do të kulmojë me forcimin e marrëdhënieve me këtë vend./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme