Google ADS

Pacolli: Lajm i tmerrshëm tragjedia në familjen e Naim Murselit

08:20 | 30 Nëntor 2023
K.B

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas në lidhje me rastin e plaçkitjes në Prishtinë, ku mbeti e vrarë një grua.

Pacolli ka shprehur ngushëllime familjes të së ndjerës Liridona Murseli.

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona”, ka shkruar Pacolli në telegramin ngushëllues.

Një grua dyshohet se është vrarë mbrëmë nga armë zjarri rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë hasur në një veturë ku në të ishte një person pa shenja jete.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti./Arbresh.info

Të ngjashme