Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se grupi Mabetex dhe bashkëpunëtorët në qendrën e Luganos janë mbledhur për të shënuar fundvitin.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli thotë se ky vit ishte një sfidë e vështirë por u përmbyll me një sukses të jashtëzakonshëm, shkruan Arbresh.info.
Më tej ai ka shprehur mirënjohjen për familjen e tij të madhe, kolëgët e vjetër të cilët, siç thotë ai kanë besuar në mua për më shumë se 40 vite.
“Sot, grupi Mabetex dhe bashkëpunëtorët në qendrën e Luganos janë mbledhur për të shenuar fundvitin. Ky vit ishte një sfidë e vështirë, por u përmbyll me një sukses të jashtëzakonshëm. Do të doja të shpreha mirënjohjen time për familjen time të madhe, kolegët e mi të vjetër, të cilët kanë besuar në mua për më shumë se 40 vite, dhe të gjithë bashkëpunëtorët tanë në të gjithë botën.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ndër të tjera, ai ka falënderuar edhe stafin e menaxhuesit dhe bashkëpuntorët që operojnë sot në shumë vende të botës dhe janë pjesë e suksesit.
“Jam krenar për mbi 16,000 bashkëpunëtorët tonë dhe për ndikimin tonë pozitiv, duke krijuar ambiente dinjitoze dhe duke përmirsuar jetën e miljona njerëzve, për cka kemi fituar mirënjohje të jashtëzakonshme nga të gjitha anët e botës.”, shtoi kreu i AKR-së.
Në fund, Pacolli uroi festat e Vitit të ri duke uruar lumturi dhe suksese.
“Urime për festat e vitit të ri dhe të kemi një vit të mbushur me lumturi dhe suksese!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës