Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, parti kjo që është në koalicion parazgjedhor me Nismën dhe PD-në, deklaroi se do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme.
Në Zona Zgjedhore Pacolli tha se nuk kanë vendosur vija të kuqe dhe se pas 6 tetorit do të diskutojnë me fituesin e këtyre zgjedhjeve.
“Ajo parti që i fiton zgjedhjet nuk do ta këtë konsensusin ta formojë qeverinë e vetme dhe do të kthehet prapë të shikoje në mesin e partive tjera se kujt do t’ia bëjë ofertën për bashkëqeverisje”.
“Kjo ofertë gjithsesi do t’i bëhet boshtit tonë. Ne nuk pretendojmë t’i fitojmë zgjedhjet por kushdo që i fiton zgjedhjet do të vijë tek ne”.
“Diku kemi më pak punë e diku kemi më shumë punë. Diku kontrata e koalicionit qeverisës do të jetë një faqe e diku 100 faqe. Do të jemi pjesë e qeverisë, na deshën apo s’na deshën”.
Pacolli tha se si parti liberale janë të hapur dhe se fokusi kryesor i tyre do të jetë tek programi qeverisës.
Ai tutje diskutoi për ideologjitë politike përderisa dha disa vlerësime për partitë kosovare.
“Në qoftë se i sheh programet e partive politike nuk ka asnjë ideologji të përcaktuar. Secili ka fut diçka në program ashtu siç i ka ra ndër mend”.
“AKR-ja në programin e saj e reflekton gjithmonë atë idealin dhe anën liberale të të vepruarit.
Udhëheqësit e BE-së diskutojnë për sigurinë gjatë takimit në...
Osmani takohet me Erdoganin në Budapest
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...
Abdixhiku poston fotografitë e kandidatëve për deputetë nga ...
Aliu pret në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë
Kabineti i ri Trump, emrat nën shqyrtim