Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka goditur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, thotë se kryeministri Kurti, me veprimet e tij, e mori atë që donte, pra u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë.
“Kryeministri Kurti mori atë që donte. Nga Shtëpia e Bardhë, jo e kuqja, apo e gjelbërta, u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë”
Pacolli thotë se përjashtimi i Kosovës nga kjo nismë është shqetësues dhe nevojë për të reflektuar se ku po shkon Kosova.
“Është hera e parë që Kosova përjashtohet nga një Samit i Shoqërive të Lira, samit ku Kosova duhet të ishte e para në rajon. Kosova më shumë se kurrë më parë ka nevojë të thyejë ciklin e izolimit. Shteti ynë duhet të jetë në forume shumëpalëshe si ky forum, por duhet të ketë edhe angazhim bilateral”, thekson Pacolli.
Ai thekson se asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që për më shumë se 7 muaj qeveria e Lpspbës të mos e vizitojë Uashingtonin dhe as që një lider kosovar të mos takohet me homologët e tyre amerikanë.
“Kjo nuk ndodhi as gjatë Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së. Nuk i bën Kosovës nder të mbetët së bashku në grup me Vuçiçin, Dodikun dhe Putinin! Përkundrazi është një kambanë alarmi!!!!!
Kosova në këto vite dhe muaj është treguar e pasinqertë ndaj aleancës me SHBA-në. Joe Biden dhe John Kerry gjatë administratës së Obamës u ofenduan nga pushtetarët e sotëm ndërsa sot çdo kërkesë amerikane merret me dyshim, refuzohet apo përbuzet. Dëm i madh për Kosovën!”, potencoi Pacolli.
Ndryshe, Kosova nuk është ftuar që të marrë pjesë në këtë samit që do të mbahet virtualisht më 9 dhe 10 dhjetor./rtk/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...