Pacolli: Kurban Bajrami është festë solidariteti

10:08 | 1 Shtator 2017
L G

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR), Selim Pacolli ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të festës së Kurban Bajramit.

Pacolli uroi besimtarët mysliman për këtë festë të madhe, duke thënë  se kjo festë është një festë e solidaritetit.

“ Nga ky pozicion që sot jam,  ia uroj të gjithë besimtarëve festën e Kurban Bajramit.  Uroj që solidariteti, dashuria dhe gjithë të mirat të mbizotërojnë te ata dhe familjet e tyre”, u shprehë Pacolli. / Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme