Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se sot më shumë se kurrë duhet të qëndrojmë afër familjeve të viktimave të gjenocidit serb në Srebrenicë .
Pacolli me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se duhet të ngrejmë zërin kundër kriminelëve dhe autorëve të kësaj masakre.
“Sot është 11 Korriku, dita e masakrës së Srebrenicës, masakrës më të madhe kundër njerëzimit në këtë anë të botës. Kjo ditë është njohur nga KB si ditë gjenocidi ne Srebrenicë, me shumicën e votave të shteteve anëtare. Sot, më tepër se kurrë, qëndrojmë afër familjeve të viktimave dhe njëherësh duhet të ngremë zërin kundër kriminelëve dhe autorëve të kësaj masakre, që, jo vetëm sot por çdo ditë e më tepër glorifikohen në Serbi e aty ku jetojnë Serbët”, ka shkruar ish presidenti./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...