Biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli ka kujtuar fillimet e suksesit të kompanisë së tij gjigante Mabetex.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka kujtuar kontratën e parë të Mabetex-it në vlerë prej 280 milionë dollarësh për ndërtimin e spitalit për “mbrojtjën e nënës dhe fëmijës”.
Kjo sipas tij, kishte ndodhur në viti 1992, shkruan arbresh.info.
“Më datën e 22 korrikut, në një ditë të nxehtë të vitit 1992, në qytetin Jakutsk (kryeqyteti i Jakutis) nënshkrova kontratën e parë me vlerë prej 280.000.000 $, për ndërtimin e spitalit për “mbrojtjën e nënës dhe fëmijës”. Nga duart shqiptare u ndërtua spitali që edhe sot konsiderohet si më funcionali dhe më moderni në Federatën ruse”, shkruan ai.
Pacolli thotë se është i lumtur tash pas gjithë këtyre viteve që ka arritur që të punësoj mbi 4 mijë shqiptarë nga Kosova.
“Isha i lumtur për suksesin (ishte kontrata e parë e këtij dimenzioni për Mabetexin) dhe për faktin se krijova mundësi të menjëhershëm për punësimin e mbi
4000 shqiptarëve nga Kosova të cilët kishin shumë nevojë për punësim… besa atëherë isha edhe shumë më i ri dhe me pëlqenin sfidat”, shkruan Pacolli./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?