Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kujtuar letrën që kryetarja e Komisionit për familje, grua dhe politikë demografike në Republikën e Jakutisë (Sakha), Anastasia N. Bojedonova i kishte dërguar nënën së Pacollit për edukimin që i kishte dhënë atij.
Në letrën e ndarë nga Pacolli thuhen fjalët më të mira për ish presidentin e Kosovës, ku vlerësohet donacioni e tij në një spital për 220 jetima në Yakuti, shkruan Arbresh.info
Pacolli thekson se ndihma për fëmijët në nevojë dhe krijimi i urave të bashkëpunimit midis popujve mbetet një mision i rëndësishëm për mua dhe Fondacionin “Behgjet Pacolli”.
Postimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:
Edhe dy ditë mbushen 31 vite kur është shkruar ky mesazh i veçantë e të cilin e mori nëna ime. Fjalët janë me aq ndjeshmëri nga zonja Anastasia N. Bojedonova, kryetare e Komisionit për familje, grua dhe politikë demografike në Republikën e Jakutisë (Sakha).
Ajo falënderon nënën time për edukimin që më ka dhënë, dhe mua për donacionin e bërë të një spitali për 220 jetima në Yakuti.
Nëna ime ishte një grua e madhe, dhe çdo arritje që kam bërë është falë dashurisë, mbështetjes dhe mësimeve të saj. Ajo tani është në amshim, për çka lus të madhin Zot të na takoj në parajsat e ti të pasosuna.
Ndihma për fëmijët në nevojë dhe krijimi i urave të bashkëpunimit midis popujve mbetet një mision i rëndësishëm për mua dhe Fondacionin “Behgjet Pacolli”.
Në vazhdim lexoni përmbajten e letrës:
E nderuara zonja Nazmie Pacolli,
Fillimisht më lejoni t’ju falënderoj për edukimin e mrekullueshëm që i keni dhënë djalit tuaj Behgjet Pacolli. Ne e admirojmë aktin e tij bujar të sponsorizimit të programit të kujdesit shëndetësor për fëmijët Yakut.
Jemi të informuar për ndihmën e tij të mrekullueshme në vendin e tij të lindjes, dhe ju sigurojmë se periudha e shkurtër që ai kaloi në Jakuti ishte mjaftueshme për ta bërë atë të ndjejë simpatinë dhe ndjeshmërinë për fëmijët e vendit tonë.
Origjinën e një personazhi kaq madhështor e shohim në faktin se djali juaj lindi në një familje të madhe, me shpirtin plot dashuri, e respekt për prindërit, për ndihmë reciproke, që u mboll thellë nga ju, si nënë në atë familje.
Populli jakut i vlerëson në mënyrë të veçantë nënat e familjeve të mëdha, veçanërisht ato nëna, që kanë arritur të edukojnë fëmijët e tyre në frymën e veprave fisnike dhe bujarisë.
Këtë vit me një dekret të posaçëm të Presidentit tonë, festa zyrtare e nënës festohet në tetor. Ju urojmë shëndet zonja Nazmie Pacolli, jetë të gjatë dhe shpirt optimistë. Do të jeni gjithmonë të mirëpritur në Tokën e Jakutisë.
Presidenti i Komitetit për familjen, gratë dhe Politikën Demografike nën Presidentin e Republikës së Jakutisë (Sakha)
A.N. Bojedonova,
8 shtator 1993,
Yakutsk
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...