Pacolli kujton kohën kur u lirua piloti James Berisha

22:32 | 18 Janar 2018
M. A.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kujtuar 6 vjetorin e lirimit të pilotit James Berisha, i cili u arrestua nga autoritete në Eritrea në Afrikë.

Lirimin e tij e pati mundësuar shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli i cili përmes një postimi në facebook ka kujtuar atë moment.

“Edhe pse shumë angazhime në punë, unë kam një memorie të jashtzakonshëm kur është në pyetje ditët dhe datat. Sot janë bërë 6 vite nga lirimi i pilotit James Berisha. Trupi ende më lëkundet nga ajo ditë, ka shkruar Pacolli në Facebook./Arbresh.info/

Postimi i plotë:

Edhe pse shumë angazhime në punë, unë kam një memorie të jashtzakonshëm kur është në pyetje ditët dhe datat. Sot janë bërë 6 vite nga lirimi i pilotit James Berisha. Trupi ende më lëkundet nga ajo ditë. Shpresoj dhe besoj që Jamesi është mirë me shëndet. Për fat të keq atë nuk e kam parë dhe as takuar më (Pas festës që bëri në shtëpinë e tij, tre ditë pas lirimit). Për mua ka rëndësi të jetë ai mirë, për të tjerat, shëndosh me qenë…

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme