Kreu i aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka kujtuar disa këshilla që ia kishte lënë gjyshi i tij.
Njëra ndër ato këshilla, sipas tij ishte edhe kujdesi për sjelljen ndaj të tjerëve, shkruan arbresh.info.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, shkruan se me këshillat që i kishte lënë gjyshi i tij, ka hapur të mërkurën edhe fjalimin në manifestimin kushtuar 70-vjetorit të themelimit të Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë.
“Kujdesu për sjelljen tënde. Mos i hy në hak askujt, mos provo që duke shtypur tjetrin të ngritesh”, me këto fjalë që gjyshi im i mbjelli thellë tek unë, fillova fjalën time në manifestimin kushtuar 70-vjetorit të themelimit të Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë. Falenderues dhe mirënjohës për ftesën, mikut tim Myftiut Naim Tërrnava dhe gjithë stafit udhëheqës, akademik e mësimnxanês të këtij tempulli të dijës dhe edukatës i shprehu çdo gjë të bukur, Zoti ju bekoftë dhe u dhashtë shëndetin???”, shkruan Pacolli.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...