Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka përkujtuar 30 vjetorin e arratisjeve të mëdha të shqiptarëve të Shqipërisë për në Itali.
“ Kjo pamje e 30 vjetëve më parë në portin e Barit ishte vetëm një nga shumë të tjera nga “arratisjet e mëdha”, nga Shqipëria e dërmuar atëherë nga regjimi i Enver Hoxhës”, ka shkruar Pacolli, transmeton arbresh.info
Pacolli shprehet krenar për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të cilët përfaqësojnë më se miri trojet e tyre.
“Unë jam i vetëdijshëm se ka ende shumë për t’u bërë, por jam krenar që populli im, kombi im sot janë “gati për çdo sallon” dhe përfaqësojnë me dinjitet trojetet e tyre që po bëjnë hapa të mëdhenj në rrugëtimin e tyre drejt shoqërive të civilizuara”, ka shkruar i pari i AKR-së.
Postimi i tij i plotë:
Kjo pamje e 30 vjetëve më parë në portin e Barit ishte vetëm një nga shumë të tjera nga “arratisjet e mëdha”, nga Shqipëria e dërmuar atëherë nga regjimi i Enver Hoxhës.
Në Itali, në atë kohë, forcat e djathta ekstremiste dhe nacionalistët “protestonin” intensivisht (shpesh në një mënyrë të vrazhdë, duke ofenduar këta njerëz në menyra të skajshme madje ka pasur edhe kthime në numer të madh.
Unë jam i vetëdijshëm se ka ende shumë për t’u bërë, por jam krenar që populli im, kombi im sot janë “gati për çdo sallon” dhe përfaqësojnë me dinjitet trojetet e tyre që po bëjnë hapa të mëdhenj në rrugëtimin e tyre drejt shoqërive të civilizuara.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...