Google ADS

Pacolli kujton 20 vjetorin e marrëveshjes së Rambujesë

16:50 | 6 Shkurt 2019
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka kujtuar 20 vjetorin e marrëveshjes së Rambujesë.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se delegacioni kosovarë për Rambuje u nis për të parandaluar gjenocidit dhe spastrimit etnik te popullatës shqiptare, shkruan arbresh.info.

“Pikërisht sot me gjashtë shkurt bëhen 20 vjet që kur përfaqësuesit politikë dhe ushtarakë të Kosovës të bashkuar kishin marrë rrugën për në Kështjellën e Rambujesë, në Paris të Francës për të nënshkruar atë, që më pas u quajt “Marrëveshja e Rambujesë”. Delegacioni Kosovarë i vetëdijshëm se në Rambuje po shkojnë për ta bërë të njohur luftën, përpjekjet dhe angazhimin e UÇK-së dhe tërë popullit për liri të Kosovës si dhe parandalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik te popullates shqiptare në Kosovë, qe ushtrohej nga regjimi serb”, ka shkruar Pacolli.

Ai po ashtu ka shkruar se Kosova është falënderuese ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Delegacioni i Kosovës pranoi parimisht propozim marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, e cila marrëveshje u firmos nga pala kosovare dhe gjashtë shtetet më të fuqishme të botës, që në atë kohë njihej si Grupi i Kontaktit, të cilën e kundërshtoj rregjimi i Millosheviqit, në mënyrë që me 24 mars 1999, aeroplanët e NATO-s filluan bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë ,deri te tërheqja e tyre nga Kosova dhe vendosja e trupave paqësore Ndërkombëtare”, ka shtuar ai. Populli i Kosovës, përjetësisht i është mirënjohës Bashkësisë Ndërkombëtare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmën që ofruan në çlirimin e Kosovës dhe për mbështetjen e vazhdueshme që po e bëjnë për fuqizimin e shtetit tonë”, ka përfunduar Pacolli./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme