Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu i cili tha se “nuk është e vërtetë që ka ndodhur telefonata e famshme me nënkryetarin e Listës Serbe, ne prezencen e Kryeministrit”për sigurimin e një prezence që mundësoi zgjedhjen e Presidentes.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli tha se është e vrazhdë që si zëdhënës i qeverisë, të përhapësh të pavërteta, shkruan Arbresh.info.
Ai i kërkoi Kryeziut që para se të bëjë këso deklaratash të pyes Kryeministrin dhe Presidenten.
“Ata do t’ju tregojnë se telefonata është bërë me kërkesën e tyre, për të siguruar prezencën e një deputeti shtesë.”, ka shkruar ai.
“Unë nuk kam pasur nevojë për vota, dhe do të ishte absurde që ta bëja këtë telefonatë pa kërkesën e tyre, për te cilët ata kishin nevojë!”, shtoi Pacolli.
“Ata do t’ju tregojnë gjithashtu për rrethanat e telefonatës, që u bë në praninë e tyre, nga zyra private e Kryetares së atëhershme të Kuvendit, në orët e para të ditës kur ndodhi votimi për Presidenten.”, tha mes të tjerash kreu i AKR-së.
Ai theksoi se si rezultat i telefonatës së tij është siguruar prezenca e deputetit Adem Hodža, ne momentin e votimit te presidentës.
Tutje, ai theksoi se zbardhja e këtij rasti nuk ka të bëjë me ndonjë skenar të caktuar.
“Zbardhja publike e këtij rasti nuk ka të bëjë me ndonjë skenar të caktuar. Dje, u pyeta në mënyrë eksplicite nga gazetari dhe nuk kam mundur të devijoj, të mos them të vërtetën!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Në kohën kur po publikohen bisedat e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me strukturat e Listës Serbe, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli të mërkurën ka kërkuar që të marrë vëmendje duke thënë se një ditë para se Vjosa Osmani të zgjidhjes presidente e shtetit, ka folur me Milan Radojiçiqin në prezencën e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Ai thotë se në këtë bisedë telefonike u peshkua një deputet për votimin e saj dhe praktikisht ajo u arriit. Për këtë deklaratë të tij nuk kanë folur nga Presidenca e Kosovës derisa nga Qeveria e kanë mohuar./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...