Google ADS

Pacolli: Kroacia e ndihmon Kosovën në të gjitha proceset rajonale integrale

10:56 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pritur në takim Ministren e Punëve të Jashtme nga Kroacia, Marija Pejqinoviq – Buriq.

Pacolli ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për tema në interes të dy palëve.

“Dy shtetet tona bashkëpunojnë siç e donë tradita. Kroacia e ndihmon Kosovën në të gjitha proceset rajonale integrale. Kam marr garanci se do të qëndroj prapa nesh. Biseduam për bashkëpunim ekonomik që në Kosovë të vijnë njerëz të biznesit nga Kroacia të cilët mund të ofrojnë shumëçka”, ka thënë ai.

Sipas tij Kosova ka marrëdhënie të mira me Kroacinë.

“Këto marrëdhënie duhet të shndërrohen në të mirën e qytetarëve të dy vendeve. E falënderoj homologen time nga Kroacia dhe i them të mos e harroj Kosovën. Mund të them se në te gjitha takimet Kroacia ka qenë zë për Kosovën dhe do të vazhdoj edhe tutje sidomos në marrëdhënien me Bosnjën e Hercegovinën ku na ka premtuar se do të ndihmojë për lëvizjen e lirë të kosovarëve në këto vende”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme