Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kritikuar mosinteresimin për rregullimin e rrugës që lidhë Gollakun me Kamenicën dhe Prishtinën.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo rrugë është dëmtuar vitin e kaluar dhe se askush nuk është marrë me të.
Pacolli ka thënë se kjo rrugë përveç që po shkakton dëme ekonomike për shkak të minierës së Artanës, është rrezik edhe për qytetarët
Postimi i plotë:
I nderuar Ministër Liburn Aliu,
Sot doja t’ju kujtoj, (edhe pse nuk ishit të pranishëm në sallën e Kuvendit dhe ku nuk mungoj as sjellja primitive e një deputetës) problemin e rrugës së vetme që lidh Gollakun, miniera e Artanës me Kamenicën dhe Prishtinën. Kjo rrugë u shkatërrua nga përmbytjet e fund vitit të kaluar. Sa kohë ka kaluar dhe askush nga Qeveria juaj nuk është marrë me rregullimin e kësaj rruge e cila sot po shkakton jo vetëm humbje ekonomike ( per shkak të minierës) por edhe është duke paraqitur një rrezik të përhershëm për pasagjerët. Nuk ka spjegim që askush nga Qeveria nuk ka dalë, as një herë për të parë situatën në terren, e lëre më të krijoni ndonjë siguri për njerëzit e për të mos folur për fillimin e riparimit të saj./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...