Google ADS

Pacolli: Kosovës i duhen shumë investime në sektorin e prodhimtarisë të energjisë elektrike

21:22 | 26 Janar 2022
S D

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me problemet energjetike në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Pacolli tutje ka thënë se sektori privat duhet të shihet si partner në shtimin e kapaciteteve energjetike në Kosovë dhe jo të trajtohet siç po bëhet tani nga ZRRE.

“Është momenti i fundit që sektori privat të shihet si partner në shtimin e kapaciteteve energjetike në Kosovë dhe jo të trajtohet siç po bëhet tani nga ZRRE”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Problemet energjetike në Kosovë sot po prekin çdo segment të shoqërisë sonë, qytetarët dhe bizneset. Politikat adekuate ndaj investitorëve ndikojnë në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë por edhe në diversifikim.

Sot kemi një politikë problematike për sektorin e energjisë, e cila është thelluar prej disa vitesh. Ka projekte që po dështojnë në sektorin e energjisë, ka të tjera që janë bërë investimet por nuk mund të vihen në funksion për shkak të bllokadave procedurale dhe administrative në ZRRE.

Një rast i tillë është në Sharr  dhe Brezovicë ( rastesishtë e njoh rastin jane investitorë nga jashtë), të cilat kanë mbi 10 Mgë kapacitet prodhues të energjisë, por nuk janë duke u lëshuar licencë nga ZRRE.

Është momenti i fundit që sektori privat të shihet si partner në shtimin e kapaciteteve energjetike në Kosovë dhe jo të trajtohet siç po bëhet tani nga ZRRE.

Vetëm me prodhim të mjaftueshëm të energjisë dhe me mbrojtjen e duhur të investitorëve dhe rregullat ligjore moderne është e vetmja rrugë për të zhvilluar ekonominë tonë, për të rritur investimet e huaja dhe për të prodhuar më shumë energji dhe ngritjen e kapaciteteve të reja.

Tani si po shkon, pengesat burokratike dhe problemet energjetike po i largojnë investitorët aktualë dhe potencialë nga Kosova.

Kosovës i duhen edhe shumë investime në sektorin e prodhimtarisë te energjisë elektrike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme