President i AKR-së Behgjet Pacolli ka folur sërish për anëtarësimin e Kosovës në Unesco dhe Interpol, shkruan arbresh.info.
Ai edhe ditë më parë kishte shprehur shqetësimin e tij se nuk është duke u bërë mjaft për anëtarësim në këto dy organizata ndërkombëtare, por ministri i jashtëm Enver Hoxhaj kishte thënë se ishin bërë përgatitjet e duhura.
Pacolli ka njoftuar se le që nuk do të diskutohet për Kosovën në konferencën e ardhshme të Unesco-s, por as që është aplikuar për një anëtarësim të tillë.
“Me keqardhje ju them se Kosova ne Konferencën e ardhshme as nuk ka aplikuar për anëtarësim dhe as nuk do të diskutohet për një anëtarësim të mundshëm”, është shprehur presidenti i AKR-së.
“Pse ministër nuk po ju tregoni këtë qytetareve te Kosovës?”, pyet ai.
Për më shumë lexoni shkrimin e tij të plotë:
Miq të dashur,
Është për të ardhur keq kjo që po ndodh te ne, në Kosovë! Para pak ditësh shpreha dëshpërimin tim se përfaqësuesit diplomatik të Kosovës nuk janë aktiv aq sa duhet për anëtarësimin tonë në Unesco dhe Interpol. Menjëherë pasoi përgjigjja e Min. Hoxhaj se Kosova i ka bërë përgatitjet e duhura dhe i ka votat për anëtarësim. Me keqardhje ju them se Kosova ne Konferencën e ardhshme as nuk ka aplikuar për anëtarësim dhe as nuk do të diskutohet për një anëtarësim të mundshëm. Pse ministër nuk po ju tregoni këtë qytetareve te Kosovës? Para pak ditësh në mënyrë bombastike thatë se nuk keni lënë shtet pa e vizituar dhe se çdo gjë është gati,” i kemi numrat”.
Po frikësohem se e njëjta do te ndodhë edhe me Interpolin ne shtator ne Pekin!!!!
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?