Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në një tubim me qytetar dhe strukturat e partisë në Shtime ka thënë se Kosova gjendet në një situatë të vështirë dhe rinia e ka humbur shpresën.
“Njerëzit në Kosovë sidomos rinia ka filluar të mos e duan Kosovën pasi që në mendjen e tyre sillet ideja si të ikim nga Kosova. Ata nuk janë të kënaqur pasi që kjo shoqëri nuk ka bërë minimumin që rinia të realizoj të drejtën e saj legjitime. Kjo rini shkollohet dhe në fund merr një diplomë me nota të larta por atë diplomë mund të lejë vetëm në shtëpi sepse nëse paraqitet mundësia për një vend pune e merr dikush me krah të fortë e jo ata me diploma”, tha ai.
Pacolli ka kërkuar që të mos humbin shpresën dhe të zgjedhin atë që është më i duhuri.
“Ta zgjedhim atë që ju mendoni që nuk do t’iu zhvat, nuk do t’iu vjedh. Atë duhet ta zgjedhni. Ne punojmë tani e ju duhet të punoni nesër për gjenerata tjera. Kosova tani për tani është në një situatë të vështirë sikurse viktima e Luanit në minutat e agonisë derisa Luani ti jap rrahjen e fundit dhe të vdes. Kosova ka shansin të largohet nga kthetrat e grabitqarëve. Disa njerëz Kosovën e kanë zhvatur dhe e kanë sjell në këtë situatë”, ka thënë ai.
Sipas tij këta që ishin në pushtet janë duke e shkatërruar natyrën.
“Çdo gjë ka marrë kahjen e kundër, po e shkatërrojnë natyrën, pyjet, lumenjët, papastërti. Është duke u abuzuar me këtë pasi që 18 vite e këndej kanë udhëhequr njerëzit që nuk e duan Kosovën por e kanë përdorur vetëm për nevojat e veta. Askush nuk është kujdesur për interesat e qytetarëve, interesat e të rinjve. Tani kenmi një koalicion që është formuar në njërën anë dhe tjetri në anën tjetër. Edhe AKR është pjesë e një koalicioni, atij të djathtë dhe nëse ne fitojmë iu garantoj se do ta ndryshojmë Kosovën, do të punojmë vetëm për interesa të juaja, do të arrijmë rritje ekonomike mbi 8% dhe jo vetëm të flasim sikur ata e thonë këtë pasi e kanë marr nga programi jonë. Do të ketë shëndetësi më të mirë, arsim më cilësor, rrugë më të mira. Më datë 11 votoni për koalicionin LDK-AKR”, tha ai.
Kreu i AKR-së ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në këtë takim duke thënë se janë njerëz të drejtë, të shkolluar, të devotshëm dhe sipas tij me tradita familjare./Arbresh.info
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit
Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestoh...
Sulm me mjet të mprehtë në Klinë, arrestohet i dyshuari
Policia shqiptoi 1 mijë e 445 gjoba brenda 24 orëve
Kosova çdo ditë importon rreth 4 milionë euro rrymë
Britani/ Paralajmërohen anulime dhe vonesa në fluturime, shk...