Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Bexhet Pacolli thotë se Kosova Ka nevojë për ish-presidentin Hashim Thaçi, sepse, ndërtimi i shtetit të Kosovës sipas tij nuk ka përfunduar ende.
Në një intervistë për “Kosovo Online”, Pacolli tha se Kosova duhet ta gjejë një mënyrë për ta krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa theksoi se kriza e fundit në veri të Kosovë është “pasqyrim i një situate që po vazhdon prej vitesh”.
Ai foli edhe për dialogun me Serbinë, zgjedhjet lokale, vizitën që ua bëri krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Javën e kaluar, vizitova ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili është në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë për gati një vit. Koha e shkurtër që kaluam së bashku ishte për kënaqësinë tonë të ndërsjellë. Takova edhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ish-deputetin, Rexhep Selimi. Kjo është hera e parë në dekada që ne njihemi që nuk jam takuar me presidentin Thaçi për kaq kohë të gjatë. Si mik i tij, dhe si kosovar, jam i bindur se do të dalë me kokën lart. Kosova ka nevojë për presidentin Thaçi sepse njeriu që ishte person kyç në të gjitha proceset shtetërore është ndërtimi i një shteti të ri të Kosovës, një ndërtim që ende nuk ka përfunduar. Nuk akuzohen individët në Hagë, por Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe të gjithë e dimë se misioni i saj ishte ta bënte Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë Pacolli ndër të tjera në këtë intervistë./arbresh.info/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe