Pacolli: Kosova është partner serioz i Koalicionit Global në luftën kundër terrorizmit

20:20 | 10 Janar 2020
A. B.

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se fondi shtesë i ndarë për Koalicionin Global tregon që Kosova është partner serioz i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koalicionit në luftën kundër terrorizmit dhe DAESH-it (ISIS).

“Ne qëndrojmë së bashku me aleatët tanë amerikanë dhe anëtaret tjerë të Koalicioni Global për të mbrojtur vlerat tona dhe mënyrën tonë të të jetuarit”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Ambasada e Amerikës në Kosovë, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për përkrahjen dhe pjesëmarrjen në koalicionin kundër organizatës terroriste ISIS.

Ndryshe, qeveria në detyrë në mbledhjen e së premtes ka marrë vendim për ndarjen e 250 mijë euro për Koalicionin global kundër terrorizmit, nga fondi i shpenzimeve të paplanifikuara. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme