Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se Republika e Kosovës, dita ditës është duke u faktorizuar si faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të kurorëzojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me njohje reciproke, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Bashkëjetesa me mitet dhe gënjeshtrat nënkupton varfëri, izolim dhe dhunë.
Republika e Kosovës, shtet që dita ditës është duke u faktorizuar si faktor I paqes dhe I stabilitetit në rajon, duhet seriozisht të trajtojë përmbylljen e kapitullit të problemeve të hapura me Serbinë. Ne nuk duhet të humbim shumë kohë duke trajtuar probleme ditore por në kontekst të seriozitetit dhe gatishmërisë që së fundmi shfaqi edhe presidenti I Serbisë Vucic, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare duhet të kurorëzojmë procesin e normalizimit të mardhënieveme njohje reciproke.
Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali I Zi duhet të ecin së bashku drejt integrimit në BE.
Interferimi i Vulinit në idenë që hodhi Vucici e tregon qartë me kend në të vërtetë kemi të bejmë ne. Njerëzit si Vulini janë të prapambetur në mendim./Arbresh.info.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?