Google ADS

Pacolli: Kosova e mbështet sulmin e SHBA-së, Francës e Britanisë së Madhe kundër Assadit

09:35 | 14 Prill 2018
Arbresh.info

Pas sulmeve ajrore që ndodhën në Siri nga koalicioni i udhëhequr i SHBA-së, i mbështetur nga Britania e Madhe dhe Franca, shumë shtete kanë dalë në mbështetje të treshes për këto veprime.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh, ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një deklarate në rrjetin social “Twitter” ka thënë se Kosova e mbështetë sulmin e SHBA-së, Francës dhe Britanisë kundër ambienteve dhe aftësive të armëve kimike të regjimit sirian.

“Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme