Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në facebok ka treguar se tashmë ka arritur në Uashington të SHBA-ve, ku pritet të ketë një varg takimesh me personalitete të larta të këtij vendi, përcjell arbresh.info.
Ai ka thënë se takime të shumta e presin duke perfshirë atë me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H.R. Mc Master, Ndihmës-Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Mitchell, Kongresmenët Roskam e Price, ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, dhe miq të tjerë, që e mbështetën vendin tonë në kohët më të vështira.
Postimi i plotë i z. Pacolli:
Para pak çastesh arrita në Uashington. Agjendë e ngjeshur dhe takime të shumta na presin përpara, duke përfshirë atë me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H.R. Mc Master, Ndihmës-Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Mitchell, Kongresmenët Roskam e Price, ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, dhe miq të tjerë, që e mbështetën vendin tonë në kohët më të vështira.
Kosova është vërtetë e bekuar që e ka një aleat strategjik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nesër do të shpalos edhe vizionin tim mbi zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit perendimor në adresimin tim para rreth 100 pjesëmarrësve të nivelit më lartë dhe vendim-marrësve të tjerë, që i bashkon konferenca e organizuar nga Këshilli Atlantik./arbresh.info
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...