Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov.
Pacolli në një konferencë për media ka thënë se Dimitrov ka bërë shumë për Kosovën.
“Ne me Maqedoninë kemi të nënshkruara 21 marrëveshje. Numrin më të madh të marrëveshjeve me një shtet. Kemi edhe 4 nisma dhe 4 memorandume ndërministrore. Kosova është mike e Maqedonisë dhe e kundërta. Kosova dhe Maqedonia kanë filluar një bashkëpunim edhe më të gjerë. Kemi dy takime në nivel të presidentëve, dy takime kryeministrash dhe dy takime qeveritare. Takimi i parë qeveritar është paraparë në shtator por do të shtyhet për shkak që Maqedonia është duke bërë referendumin”, ka thënë ai, përcjell arbrsesh.info.
Pacolli ka thënë se ka uruar Dimitrov për zgjidhjen me Greqinë..
“Kjo është një gjë e mirë për rajonin. Po ashtu për Kosovën sepse i jepet ndjesia që jeton në një rajon të sigurt. Ky ishte kushti i Maqedonisë për hyrje në NATO dhe kjo e bënë Kosovën të ndihet e sigurt kur ka një shtet fqinjë në NATO”, tha ai duke shtuar se një integrim i shteteve të Ballkanit do të jetë për 6 shtetet.
“Nuk do të ketë Kosova dhe tjerat shtete për integrim por 6 shtete”, tha ai.
Pacolli ka përmendur edhe problemin me dogana.
“Me kërkesë të Ministrisë së Tregtisë ku Kosova ka kërkuar 30% rritje për disa produkte të Maqedonisë kemi diskutuar me Dimitrov. Dhe unë i thash se kjo la të bëjë pasi që Kosova dëshiron ta ruaj prodhimin vendor por ky problem do të trajtohet edhe më tutje. Por është preventiv që do të zgjas vetëm 90 ditë”, theksoi Pacolli./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...