Google ADS

Pacolli: Komisioni Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

20:19 | 28 Shtator 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, është takuar sot në Bruksel me Komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn, të cilin e ka informuar se “procesi i integrimit evropian dhe euro-atlantik mbetet qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Republikës së Kosovës”.

“Sapo përfundova takimin shumë të rëndësishëm me Komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme nga Institucioni që ai drejton, por, edhe për angazhimin e tij personal përkitazi me procesin e përafrimit të Kosovës dhe rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ri-konfirmova qëndrimin zyrtar të Institucioneve të Republikës së Kosovës se “procesi i integrimit evropian dhe euro-atlantik mbetet qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Republikës së Kosovës”. Shpreha zotimin tonë për të gjitha proceset e ndërlidhura me agjendën evropiane, duke përfshirë këtu edhe dinamizmin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave, që do të mundësonte liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Komisioni Evropian e ka mbështetur në vazhdimësi dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme