Pacolli: Koalicioni NISMA-AKR-PD do të sjell ndryshime në Kosovë

19:03 | 25 Shtator 2019
V. S.

“Sot nga Amerika ju siguroj partneritetin e përhershëm më Amerikën. Ne nuk do të lejojmë që ky partneritet të dëmtohet por do të synojmë të thellojmë duke e bërë Kosovën natare në NATO,  BE e OKB si dhe në organizatat e tjera”.

Ky ishte mesazhi i Presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, për simpatizantët e koalicionit NISMA-AKR-PSD, më rastin e hapjes së fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit, raporton arbresh.info.

Në pamundësi më qenë fizikisht pran më rastin e hapjes pasi ndodhet në një vizite zyrtare në SHBA, Pacolli, përmes një video-mesazhi, ka thënë se ky koalicion do të sjell ndryshime në Kosovë.

“ Jam me ju në Prishtinë dhe pres fitoren e koalicionit ton që sjell ndryshime në Kosovë. Koalicioni ynë do të luaj rolin vendimtar për qeverisjen e ardhshme e cila do ti sjell vendit zhvillim ekonomik e miqësi më Amerikën. Ne do të punojmë në interes të vendit. Do të rikthejmë besimin e qytetarëve tekë qeveria e saj. Sukseset e qeverisjes së ardhshme do të arrihen vetëm më punë e përkushtim. Sot nga Amerika ju siguroj partneritetin e përhershëm më Amerikën. Ne nuk do të lejojmë që ky partneritet të dëmtohet por do të synojmë të thellojmë duke e bërë Kosovën natare në NATO, BE e OKB si dhe në organizatat  tjera. Kosova është shtete për shkaka se ka partneritet më perëndimin dhe më SHBA.  Më këtë qeverisje pas 6 tetorit do të sigurojmë zhvillim ekonomik gjithëpërfshirës e të prekshëm për qytetaret. Ne synojmë të krijojmë vende të reja pune për të rinjtë e Kosovës. Si një person që ka punuar për ta më dhemb të shohë të rinjtë tan të ikën nga Kosova. Nuk bëhen vendet e reja të punës më popullzim por më punë. Ne synojmë të kemi rritje ekonomike mbi 8% dhe të sigurojmë vende të reja të punës”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/430368171165938/?notif_id=1569400209280443&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme