Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për shoqërinë tonë

19:28 | 23 Nëntor 2024
Q L

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli reagon pasi që Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar vendimin e Ministrisë së Bujqësisë të vitit 2020 kur Kooperativës Bujqësore “Krusha” i ishte refuzuar aplikimi për grant.

Pacolli në Facebook tha se: ”Runa Zot nga ministra hajna, mos mirënjohës, arrogant, të paditur, shpifës, gënjeshtarë dhe kontrovers”, shkruan Arbresh.info.

“Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për shoqërinë tonë, sepse, për kauza të rreme dhe interesa të ulëta, nuk hezitojnë të lëndojnë edhe gratë e mbijetuara që kanë humbur familjet dhe gjithçka në luftë” tha Pacolli.

E krejt në fund ai shprehu keqardhje për gratë e Krushës duke thënë se:” Kur shoh veprime të tilla ndaj këtyre grave të pafajshme, nuk habitem më nga sulmet që këta qyqarë ndërmarrin edhe ndaj meje”/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme