Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar për rastin e të miturës në Drenas.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se është i alarmuar, shkruan arbresh.info.
“I alarmuar nga rasti i sotshëm monstruoz i shkeljes së dinjitetit dhe i fyrjes që i bëhet vlerave e traditës sonë, si dhe cënimit të vet themeleve ligjore e institucionale nuk mund të qëndroj indiferent nga ajo çfarë pamë e dëgjuam sot”, ka shkruar Pacolli.
Ai po ashtu ka propozuar formimin e një liste publike të ofenduesve seksual.
“Rasti i nëpërkëmbjes dhe cënimit deri në skllavërim, i një vajze 16 vjeçare, dëshmon dështimin e një morie institucionesh, prandaj së shpejti do të propozoj që sikurse në botën e civilizuar dhe demokratike, këta shkelës monstruoz dhe kushdo që guxon të prek nderin dhe moralin e tjetrit, të konfirmuar me vendim nga një gjykate, me automatizëm të figuroj në një listë publike të ofenduesve seksual. Atyre do t’ju ndalohej ushtrimi i çfardo roli a pozite zyrtare. Madje një listë dhe masë e ngjashme, do të duhej t’i nxirrte siç janë, edhe ata që dënohen për korrupsion”, ka shkruar ai.
“Kupa është mbushur, duhet veprim urgjent institucional!”, ka përfunduar Pacolli.
Ndryshe për rastin e të miturës në Drenas gjatë ditës kanë reaguar të gjithë krerët e shtetit.
Ata kanë kërkuar që drejtësia të vihet në vend teksa janë shprehur të shokuar me rastin./Arbresh.info/
Lexo edhe: Lladrovci deklarohet për rastin e të miturës
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...