Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli gjatë seancës së sotme parlamentare ka ngritur tri shqetësime të qytetarëve.
Pacolli ka kërkuar sqarim për mos përfundimin e rrugës Veternik-Graçanicë, shkruan arbresh.info.
“Po bëj një kërkese te ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj se çfarë po ndodhë me rrugën Veternik-Graçanicë sepse edhe vitin e kaluar akti që ishte planifikuar nuk është përfunduar. Edhe këtë vit është nda 1 milion nga buxheti i Kosovës por ende nuk është bërë asgjë”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka kërkuar sqarim për mos përfundimin e punimeve në rrugën Podujevë- Prishtinë.
“Kërkoj edhe për rrugën Podujevë- Prishtinë pasi ka filluar në vitin 2014-2015 dhe ende nuk ka përfunduar dhe qytetarët janë të dëmtuar dhe irrituar andaj kërkoj nga ministri ta jap një përgjigje. Gjithashtu kërkoj që në këtë rrugë të punohet me intensitet më të lartë”, ka thënë Pacolli.
Pacolli po ashtu ka ngritur shqetësimin për teleferikun në Brezovicë. Sipas tij teleferikun e menaxhon një kompani fantome.
“I bëj ftesë kryeministrit, ministrit të Ambientit dhe ministrave të tjerë të japin arsyen pse nuk po mirret nën kontroll teleferiku në Brezovicë. 20 vite pas luftës atë kompani e ka nën menaxhim një kompani fantome e cila nuk paguan taksa as nuk është e regjistruar në Kosovë”, ka thënë ai.
E sipas tij kjo kontrabandë po dëmton ekonominë e vendit.
“Si mund të veprohet në këtë formë të kontrabandës dhe nuk ka asnjë insistim që të rregullohet pasi të gjitha ato para që shkojnë në atë teleferik janë taksa të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ekonomia e vendit”, ka përfunduar ai”./Arbrsh.info/
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...