Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar të ngarkuarin me Punë të Arabisë Saudite në Tiranë, Fayez Almeyat, nga i cili kërkoi mbështetjen e Arabisë Saudite për shtimin e njohjeve.
Pacolli e vlerësoi si të jashtëzakonshme ndihmën saudite në gjithë fushat, duke filluar me njohjen e hershme, që përcaktoi një fluks tjetër njohjesh të Kosovës prej vendeve të tjera arabe dhe islamike.
Ai, tutje kërkoi,që Arabia Saudite të shtojë numrin e studentëve kosovarë në degë të tjera si mjekësia, inxhinieria, etj, veç degëve teologjike.
Ministri Pacolli kërkoi, gjithashtu që të firmosen marrëveshje të reja bashkëpunimi si dhe të vendoset reciprociteti në lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
Në vazhdim të takimit, Pacolli e quajti të nevojshme angazhimin e shtuar të Arabisë Saudite si vend mik për shtimin e njohjeve, duke i kërkuar edhe vende specifike me të cilat ky shtet ka marrëdhënie të shkëlqyera.
“Ministri Pacolli e njohu mysafirin me legjislacionin kosovar për investimet e huaja dhe kërkoi përfshirjen e Odës Ekonomike të Riadit dhe Xhedas për të sjellë ndërmarrës sauditë në Kosovë. Ministri Pacolli i përcolli ftesën e shtetit të Kosovës, për Mbretin dhe Princin trashëgimtar, që të vizitojnë sa më shpejt vendin tonë”, thuhet në njoftim.
“I ngarkuari i me Punë i Arabisë Saudite, Fayez Almeyat e njohu Kosovën me disa akte agresioni në dëm të vendit të tij me përfshirje të vendeve fqinje dhe kërkoi solidaritetin e shtetit tonë kundër këtyre akteve. Ministri Pacolli e garantoi për këtë mbështetje në linjë me qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...