Pacolli kërkon financimin e sportit e kulturës: Bota na njohu përmes tyre

10:48 | 27 Qershor 2019
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka thënë se shteti i Kosovës njohet nga shumë vende të botës përmes sukseseve të sportistëve kosovarë.

Pacolli në një postim në facebook ka shkruar gjithashtu se  familja dhe kompania Mabetex Group kanë financuar  ngritjen e cilësisë së sportit në Kosovë, shkuan arbresh.info.

Ai ka kërkuare dhe nga Kuvendi i Kosovës të ndihmoj financimin e sportistëve teksa ka përmendur edhe disa nga sukseset e Filarmonisë së Kosovës.

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Pacollit.

“Nuk ka dyshim se segmenti më i suksesshëm në Kosovën e pasluftes është sporti. Madje jo rrallë herë ky segment na ka bashkuar të gjithëve duke ju gëzuar fitorëve të sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare por edhe brenda Kosovës. Sporti është diplomacia publike ndoshta më e rëndësishme e një vendi sepse jo rrallë herë ka ndikim më të madh se diplomacia tradicionale e një shteti. Sportistët janë ambasadorët më të mirë dhe më të sinqertë të një vendi dhe jo rrallë herë shtetet identifikohën përmes sportistëve nga qytetarët e shteteve tjera. Edhe Republikën e Kosovës shumë qytetar nga gjitha kontinentet e botës e njohin përmes sportistëve apo sportisteve tona për arsye të suksesit të treguar, me theks të veçantë në vitet e fundit. Në periudhën e pasluftës kujtojmë lojërat në basketboll dhe atmosferën impozante të cilën e krijonin ekipet e Kryeqytetit, pastaj ekipet nga Peja, Mitrovica dhe Prizreni. Familja jone së bashku me kompanin Mabetex Group të cilën e udhëheq ndjehet krenare me ndihmën financiare të dhuruar në vazhdimësi në ngritjen e cilësis së sportit të Kosovës i cili nga dita në ditë është duke e ngritur kualitetin të cilit ia kanë lakmi edhe shtetet e rajonit. Sporti i Judos, pastaj reprezentacioni i futbollit, basketbollit por edhe gjitha sportet tjera kanë nevoj për përkrahjen e vazhdueshme sepse statistikat e përgjithshme në Kosovë me lojtarë aktiv nuk janë për tu përshëndetur në këtë epokë të digjitalizimit për arsye se fëmijët tanë janë të pasionuar me lojërat në telefonat e mençur, ndërsa ne deputetët e zgjedhur me votën e popullit e kemi detyrë t’ju mundësojmë krijimin e kushteve më të mira për tu marrë me aktivitete fizike gjithë fëmijëve të Kosovës, të cilët në një të ardhme të afërt mund të shëndrrohen në mini fabrika. Nuk dua ta harroj në asnjë moment as segmentin kulturor të Kosovës, sidomos Filharmonin e Kosovës e cila para pak kohësh kishte një përformancë shumë të mirë në Kryeqytetin e Evropës – Parisin. Me një përkrahje jo të madhe, vajzat dhe djemtë tanë treguan një nivel të lartë artistik duke na bërë krenar jo më pak se sportistët tanë. Një përformancë tjetër shumë të mirë e treguan edhe mbrëm në sheshin Skenderbe me ç’rast 1.000 uleset e vendosura nga menaxhmenti i Filharmonisë nuk i mjaftuan publikut prezent në mesin e së cilëve kishte edhe mjaft turistë të huaj”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme