Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut.
Në adresimin e tij, para homologëve të shteteve anëtare, Pacolli shprehi zotimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës për bashkëpunim rajonal dhe nevojën e angazhimit të përbashkët për një Ballkan Perëndimor më të sigurt, më stabil dhe më prosperues, duke ri-theksuar se orientimi drejt integrimit në strukturat Euro-Atlantike mbetet shtylla kryesore e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.
“Karta e Adriatikut për shumë vite ka qenë një rrëfim suksesi i bashkëpunimit të afërt dhe strategjik në mes rajonit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky mekanizëm shërben si një lidhje e fortë në mes neve dhe NATO-s dhe është platformë e dukshme për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Pacolli.
“Ne nuk dëshirojmë që të jemi vetëm vëzhgues në Forume të rëndësishme si ky. Ne e meritojmë që të jemi anëtar. Anëtar, me të drejta të plota. Kjo Kartë nuk do të jetë në gjendje që të përmbush misionin e saj, përderisa Kosova nuk është anëtare dhe politika e derës së hapur e Kartës nuk është një realitet”, ka vazhduar ai.
Në vazhdimin e prezantimit, Pacolli ka thënë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ishte lajmi më i mirë që rajoni i Ballkanit Perëndimor kishte pranuar për një kohë të gjatë, derisa ka bërë thirrje, që ky proces të vazhdojë edhe me Kosovën, Maqedoninë dhe vendet tjera të rajonit.
Tutje, ai ri-theksoi përkushtimin e Institucioneve të Kosovës në lidhje me dialogun me Serbinë mbi normalizimin e marrëdhënieve, si dy shtete të pavarura dhe njëkohësisht shprehu zotimin se procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës do të bëhet në koordinim me NATO-n dhe vendet partnere.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...