Pacolli: Kenia do ta njoh së shpejti Kosovën

14:45 | 22 Shtator 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli po vazhdon të qëndroj në New York ku po takohet me zyrtarë të lartë të shteteve të ndryshme të botës.

Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se sot është takuar me homologen e tij nga Kenia, Amina Mohamed, shkruan arbresh.info.

“Në vlugun dhe dinamikën e takimeve pata kënaqësinë e veçantë ta takoj edhe homologen time nga Kenia, Amina Mohamed. Dua të besoj se Kenia do të njoh së shpejti Kosovën”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

21618052_10159316048525153_4700372715115971760_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme