Pacolli: Kënaqësi të jem pjesë e pritjes madhështore të diasporës shqiptare në SHBA

20:45 | 23 Shtator 2019
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një shkrimi të bërë në Facebook, Pacolli ka thënë se është kënaqësi të jetë pjesë e pritjes madhështore të diasporës shqiptare në SHBA.

Statusi i tij i plotë:

“Së bashku me Ministrin në Detyrë për Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ishte kënaqësi të jemi pjesë e pritjes madhështore të diasporës shqiptare në SHBA dhe komunitetin që jeton dhe punon në New York. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e fortë që ata i japin atdheut të tyre dhe kontributin e jashtëzakonshëm për prosperitetin e Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar Pacolli.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10162188547775153

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme