Pacolli: Kandidatët e AKR-së kanë vizion të qartë (VIDEO)

18:55 | 25 Shtator 2017
M. A.

Aleanca Kosova e Re sot zyrtarisht ka bërë hapjen e fushatës për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Hapjen e fushatës e bëri në Prishtinë, ku dhe u prezantuan kandidatët për kryetar në disa Komuna të Kosovës.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, njëherësh edhe president i AKR-së, , Behgjet Pacolli ka thënë se kandidatët e AKR-së kanë një vizion të qartë për mandatin e tyre.

“Tani është koha e njerëzve vizionar.  Kandidatët e Partive tjera  nuk kanë vizion 50 vjeçar për komunën e tyre. Zhvillimi i qyteteve tona duhet të bëhet me vizion jo me improvizime. Jam i bindur se këta kandidat këtu kanë vizion të qartë për mandatin e tyre”, ka thënë Pacolli.

Ai në fjalimin e tij ka krahasuar AKR me partin liberale CDU Unioni Kristian Demokrat që doli fituese në zgjedhjet në Gjermani

“Ju me votën e juaj i shërbeni jo vetëm AKR-së por qytetarëve e fëmijëve tanë.  AKR i përket një filozofi liberale. Në Gjermani kemi parë që liberalët janë duke u kthyer fuqishëm, falë transparencës së tyre. Ishte kënaqësi për mu që fati i partisë liberale është i njëjtë me ne”, tha mes tjerash Pacolli

Këta janë disa kandidatë të AKR-së që u prezantuan para të pranishmëve:

Osman Krasniqi kandidat për komunën e Prizrenit, Amir Cana kandidat për komunën e Kamenicës, Avni Gashi kandidat për komunën e Klinës , Zuf Ahmeti kandidat për Fushë Kosovë, Amir Rexhepi kandidat për  Ferizaj, Edmond Dushi, Gjakovë, Shaqir Begaj, Malishevë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1548722108526209/

22068673_10210501318276831_589659407_o 22050509_10210501318156828_1415242653_o 22047283_10210501318076826_866278492_o 22017101_10210501317916822_1873844804_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme