Partia Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur sot një konferencë për media me qëllim demantimin e sondazheve të publikuara nëpër media.
Pacolli tha se janë shqetësuese sondazhet, të cilat kanë qarkulluar kohëve të fundit nëpër media, shkruan arbresh.info
“Po mbajmë një konferencë për shtyp që të demantojmë çdo sondazh i cili është bartë deri sot, për këto 30 ditë të cilat ne i kemi pas për fushatë, është ai i cili neve na shqetëson, e ditës së djeshme e cila është prezantuar para disa mediave dhe mund te them që matje të tilla te opinionit janë të manipuluara dhe asnjëra nuk asociojnë me matjet reale të cilat vijnë nga terreni”, tha Pacolli.
Pacolli gjithashtu bërë të ditur se matjet të cilat po qarkullojnë nëpër media nuk janë reale në krahasim me çka AKR ka siguruar nga tereni.
Fjalimi i plotë i Pacollit.
“Po mbajmë një konferencë për shtyp që të demantojmë çdo sondazh i cili është bartë deri sot, për këto 30 ditë të cilat ne i kemi pasë për fushatë, është ai i cili neve na shqetëson, e ditës së djeshme e cila është prezantuar para disa mediave dhe mund te them që matje të tilla te opinionit janë të manipuluara dhe asnjëra nuk acociojnë me matjet reale të cilat vijnë nga terreni. Dhe për këtë çështje unë ja barti fjalën kandidatit të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleanca Kosova e Re, z. Gëzim Mehmeti që të sqaron për mbi matjet të cilat i kemi nga tereni dhe janë totalisht të kundërta me ato të cilat ne i marim çdo ditë nga mediat. Unë një gjë çka mund ta them sot, në secilën media të cilat janë të shkruara dhe ato elektronike, ne i shohim montazhet e tilla të cilat nuk asociojnë në asnjë moment realitetin e matjeve të cilat janë reale dhe vijnë nga tereni”./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës