Biznesmeni dhe kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka postuar një fotografi me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Kjo fotografi sipas tij, vjen nga darka e organizuar nga vetë presidenti Erdogan për liderët e gjithë botës, të cilët po qëndrojnë në Antali në kuadër të punimeve të Forumit Diplomatik, shkruan arbresh.info
“Në një darkë me liderë nga e gjithë bota e organizuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, ku patëm mundësinë të diskutonim për sfidat e jashtëzakonshme me të cilat po ballafaqohemi ne dhe mbarë bota”, shkruan Pacolli.
Ai shprehet se është i bindur se sfidat e sotshme paraqesin edhe një dritare mundësie për integrim dhe bashkëpunim me aleatët.
“Jam thellësisht i bindur se sfidat e sotshme paraqesin edhe një dritare mundësie për integrim dhe bashkëpunim me aleatët tonë, nëse punojmë me mençuri, pa humbur kohë”, shkruan Pacolli në Facebook.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi