Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit, ka kërkuar nga deputetët që të bëjnë mundur zgjedhjen e presidentit.
Ai ka thënë që do të votoj në seancën e sotshme.
“Edhe reforma zgjedhore janë mollë sherri për zgjedhje të presidentit. Unë shpresoj që deputetët do të jenë të përgjegjshëm dhe do të bëjnë të mundur që të krijohen institucionet e Kosovës. Të filloj qeveria dhe institucionet të punojnë në këtë kohë të vështirë”.
“Unë jam duke e votuar, jam përgjegjës me votën time, vota ime është e fshehtë”, u shprehë Pacolli në “RTV Dukagjini”.
“Edhe me Hotin Veliun dhe Selmanaj është biseduar edhe në kryesi të LDK-së edhe në grupin parlamentare, këta kanë arsyet e veta. Këta i dinë më së mirë arsyet e tyre dhe unë i respektoj arsyet e tyre”, shtoi Pacolli.
“Jam shumë i motivuar sepse festa ka filluar”, u shprehë kryetari i AKR-së në fund.
ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...